Thomas Strakosha mund të rikthehte të luajë në Serie A. Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit është në radarët e Fiorentinës, që po kërkon një tjetër emër për portën, pavarëriosht se Pietro Terracciano bëri një paraqitje të mirë me ‘vjollcët’. Raportohet se klubi po shqyrton mundësinë për të sjellë në Firence 29 vjeçarin.
Aktualisht lojtari kuqezi është nën pronësi të klubit anglez të Brendfordit. Kontrata atij i përfundon në verën e 2026-ës, por aktivizimi i pakët ka bërë që ai të kërkojë një tjetër ekip për sezonin e ardhshëm.
Strakosha ishte titullar në tri takimet që Shqipëria pati në Euro 2024 kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Paraqitja e tij pozitive në Gjermani 2024 ka rënë në sy të vjollcëve që mendojnë se ai do të ishte një përforcim i mirë për portën. Ai ka qenë pjesë e Lacios nga viti 2016 deri në 2022.
Vlera aktuale e kontratës së Strakoshës është 3 mln euro.
Klan News