Lajme Arkiva 2003
Në fillim blejnë ajrin pastaj mendohen për tapinë e një shtëpie. Pasi hyrja në një apartament prenotohet që në themelet e tij. Pa ditur cilësinë e punimeve, ndonjëherë pa përfunduar si pallat e dhënë në dorëzim nga firma, Bashkia e Tiranës, pas lejes së ndërtimit, jep edhe atë të shfrytëzimit, përpara se të bëhet hipotekimi i shtëpisë, pa marrë këtë leje nga firma ndërtuese askush nuk mund të bëhet pronar i apartamenteve të reja.
Shembuj ka me dhjetëra, shkeljet detyrojnë firmat të mos interesohen për të marrë një leje shfrytëzimi nga bashkia.
“Duhet që kur të bëjë pagesën e apartamentit, apartamenti duhet të jetë i hipotekuar që krahas dhënies së vlerës së pagesës të ketë edhe tapinë në dorë të banesës, mirëpo kjo shpesh nuk ndodh. Banorët mjaftohen ka pasur shumë raste që vijnë interesohen a është me leje ky pallat apo jo, por mjaftohen vetëm me këtë përgjigje dhe nuk e kuptojnë ose nuk e mendojnë se si do eci ky pallat, është apo jo me shkelje? A do të merret leje shfrytëzimi, mjaftohen thjesht që është me leje dhe mbaroi puna”.
Gazetarja: Dhe si i bëhet? Ai përjetësisht do të mbetet një pallat me banorë pa tapi, i pa hipotekuar?
“Në qoftë se refuzohet leja e ndërtimit detyrimisht tapia nuk i jepet pallatit dhe nuk mund të veprohet, operohet më tej për dhënien e tapisë së banesës”.
Deri më tani mbi 70 firma ndërtimi dhe banesa vetjake kanë paraqitur kërkesa për të marrë këtë leje në bashki. Për të cilën paguhen 8000 lekë të reja për tre kate dhe për çdo kat shtesë paguhen 1000 lekë të reja./tvklan.al