Adriano Valduçi, ish-drejtori i bordit drejtues të ekipit të Skënderbeut, ka folur menjëherë pas fitores së Kombëtares në Tbilisi me Gjeorgjinë. Ai tha se fitoren e dha skema e tij dhënë presidentit Armand Duka dhe Silvinjos.
“Unë ja u pata thënë që para ndeshjes me Çekinë, por ata nuk më dëgjuan, skema ime 4-4-3 është fantastike. Këtë e kemi provuar tek Skërnderbeu dhe arritëm suksese të rëndësishme ndërkombëtare. Kuptohet skemat i bëmë me presidentin Ardian Takaj. Ai shpesh donte 4-3-3”, tha Valduçi për mediat.
Më tej ish-drejtuesi i bordit theksoi me detaje faktet, “e panë të gjithë dhe fusha e tregoi që skema ime ishte e duhura. Sot do ishim 9 pikë po të më dëgjonin ne Çeki, e mora Dukën në telefon përpara ndeshjes, i thashë që bordi ka vendosur 4-4-3. Nuk më dëgjoi”. Presidenti Duka më tha: nuk bën kjo skemë. Sot e morra prapë ia dhashë dhe Silvinjos, e pranunan dhe rezultati flet vete”.
Valduçi ka një këshillë miqësore për Dukën, duke i dhënë rëndësi faktit që ky i fundit duhet t’i dëgjojë vendimet e bordit në rast se do kryesimin, në të kundërt unë do kem qëndrime të ashpra dhe bordi mund të marrë vendime ekstreme.
“Urime për fitoren dhe presim dy suksese në Tiranë, gjithmonë me skemat e mia”, theksoi Adriano Valduçi.