Gjeorgjia përdori një reshtim tjetër ndaj Shqipërisë për shkak të mungesave, nga 3-5-2 në 4-3-3, por që nuk i dha rezultat.
Trajneri Willy Sagnol tha se hasën në barrikadën e ngritur nga futbollistët shqiptarë.
“Luajtëm me një taktikë tjetër, me shumë sulmues dhe hapësira të kufizuara. E dinim që Shqipëria do të mbrohej me shumë forca dhe nuk të na lejonte hapësira. Futbollistët e kuptuan reshtimin e ri, po na mungoi pjesa e fundit e aksionit, pasimi apo goditja në portë. Nëse do të kishim shfrytëzuar 10-15% të rasteve që krijuam do të kishim fituar”.
Sagnol pranoi se skuadra ka nevojë për plane rezervë, skema që mund të përdoren apo taktikë tjetër.
Ai e konsideroi Ligën e Kombeve një turne përgatitës për kualifikueset e Kupës së Botës.
Tv Klan