Festimet e Argjentinës në vazhdën e triumfit të Kupës së Botës në Katar në vitin 2022 përfshinë disa kore raciste në drejtim të përfaqësueses së Francës, ndaj së cilës fituan me penallti.
Një këngë në veçanti, e krijuar dhe kënduar nga tifozët e Argjentinës pas fitores në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës, ishte burim polemikash. Thirrje fyese dhe raciste tallnin origjinën afrikane të disa lojtarëve brenda skuadrës së Deschamps, duke përfshirë kapitenin Kylian Mbappé.
Kënga përfshin fjali të tilla si: “Ata luajnë për Francën, por vijnë nga Angola” dhe “Nëna e tyre është nigeriane, babai i tyre është kamboxhian, por në pasaportën e tyre: Francë”.
Kjo këngë me përmbajtje raciste dhe fyese është kënduar nga lojtarët e argjentinas në autobusin e tyre pas fitores në Kupën e Amerikës ndaj Kolumbisë.
Kënga dëgjohet teksa këndohet nga lojtarët argjentinas gjatë një “video-live” të mesfushorit të Chelsea, Enzo Fernandez në autobusin e ekipit.
Në një përpjekje për të shmangur polemikat, videoja e drejtpërdrejtë u ndërpre menjëherë nga Fernandez, por jo përpara se koret raciste, të krijuar në vitin 2022, të dëgjoheshin pasi u përsëritën nga lojtarët argjentinas.
🚨🇦🇷 Les joueurs de l’Argentine ont entonné un chant RACISTE à l’encontre de l’Équipe de France après leur victoire en Copa America :
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) July 16, 2024
« 𝘐𝘭𝘴 𝘫𝘰𝘶𝘦𝘯𝘵 𝘱𝘰𝘶𝘳 𝘭𝘢 𝘍𝘳𝘢𝘯𝘤𝘦 𝘮𝘢𝘪𝘴 𝘷𝘪𝘦𝘯𝘯𝘦𝘯𝘵 𝘥'𝘈𝘯𝘨𝘰𝘭𝘢,
𝘐𝘭𝘴 𝘷𝘰𝘯𝘵 𝘣𝘪𝘦𝘯 𝘤𝘰𝘶𝘳𝘪𝘳,
𝘐𝘭𝘴… pic.twitter.com/XkDk19WwN7
/tvklan.al