Producenti dhe kompozitori i njohur, fitues i çmimeve “Grammy”, Terius Gesteelde-Diamant është akuzuar dhe marrë i pandehur për përdhunim pasi një padie të ngritur në Los Angeles. 47-vjeçari u padit nga 33-vjeçarja Chanaa Mangroe.

Referuar padisë, Mangroe ka deklaruar se producenti e ka përdhunuar atë në mënyrë të përsëritur e madje në një rast kishte filmuar një takim intim mes tyre dhe më pas e kishte kërcënuar se do të jua tregonte njerëzve të tjerë. Nga ana tjetër, Gesteelde-Diamant, i cili ka shkruar këngë për Beyoncé, Rihanna, Justin Bieber dhe Mariah Carey, i ka mohuar akuzat.

Në padinë e siguruar nga BBC News, Mangroe kërkon dëmshpërblim për pagat e humbura si dhe për shqetësimet e rënda emocionale. Mangroe, me origjinë nga Holanda dhe që punoi në SHBA duke shpresuar të bëhej këngëtare dhe kompozitore, thotë në padi se ajo u takua për herë të parë me Gesteelde-Diamant në Janar të 2015-ës.

Brenda disa ditësh nga takimi fillestar, Mangroe pretendon se Gesteelde-Diamant kishte filluar t’i kërkonte favore seksuale nëpërmjet presionit, duke i thënë se ishte pjesë e procesit. 33-vjeçarja pretendon se producenti e ka detyruar atë të pinte sasi të tepërta alkooli, e lëndoi deri në pikën që humbi vetëdijen, e detyroi të kryente akte seksuale në një kinema dhe e përdhunoi në një furgon.

Ajo gjithashtu thotë se ai i tha asaj se do ta bënte atë Beyonce dhe Rihanna të ardhshme. Në një deklaratë të dhënë për BBC nga ekipi i saj ligjor, Mangroe është shprehur se zgjedhja për të folur ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës së saj.

Nga ana tjetër, Gesteelde-Diamant ka fituar 8 çmime Grammy dhe është nominuar për kategorinë e Këngëtarit të Vitit në 65th Grammy Awards në Shkurt 2023. Përfaqësuesi i tij tha në një deklaratë për New York Times se pretendimet ishin thjesht shpifje./tvklan.al