Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fjalimi i Presidentit Amerikan Bill Klinton për popullin shqiptar dhe kosovarë.

Presidenti Amerikan Bill Klinton:- “Në emër të popullit amerikan dëshiroj ti shpreh popullit shqiptar mirënjohjet tona për qëndresën që keni marrë drejt paqes, tolerancës dhe lirisë në Europën Juglindore. Po ashtu zotohem se do të mbështes përpjekjet tuaja drejt ndërtimit të një demokracie të fuqishme e përparimtare. Këtë pranverë kur Millosheviç nisi fushatën e tij të përgjakshme të spastrimit etnik në Kosovë, Shqipëria mbajti mbi supe një barrë më të madhe se çdo vend tjetër. Asnjë vend nuk ndihmoi më shumë drejt fitores së humanitetit. Ju hapët qiellin tuaj për aeroplanët e Natos, ju hapët portat dhe aeroportet tuaja për trupat dhe punonjësit e organizatave ndërkombëtare që erdhën këtu për të ndihmuar refugjatët. Por ajo që është më e rëndësishme ju hapët dyert dhe zemrat tuaja për mëse 300 mijë viktima të spastrimit etnik duke ju dhënë strehim, ushqim dhe shpresë. Në histori do të mbetet e shktuar se njëra nga aktet më të egra të këtij barbarizmi u mposht nga njëra nga aktet më të mëdha të dhemshurisë që kemi parë deri tani. E gjithë bota e di se çkemi bërë ju në muajt e fundit. Na mbetet dhe shumë për të bërë. Duhët të punojmë së bashku për ti kthyer refugjatët kosovarë shëndosh e mirë në vatrat e veta. Do të ketë nevojë që të dislokojmë më shumë trupa të Natos në vendin tuaj për ti mbështetur paqeruajtësit në Kosovë. Për popullin shqiptar do të jetë kjo një barrë e vazhdueshme, pork u do të jetë edhe rasti për të thelluar partneritetin tuaj me Naton dhe integrimit tuaj në europë. Amerika do të bëjë çmos për rimëkëmbjen tuaj nga rrënoja ekonomike e shoqërore e shkaktuar nga lufta, forcimin e demokracisë, zbatimin e rendit dhe ligjit dhe nxitjen e investimeve të reja. Admirimi për Shqipërinë në botë është shtuar pa masë muajt e fundit. Ju faleminderit të gjitha ato që keni bërë dhe për të gjitha ato që do të bëjmë së bashku në muajt dhe vitet e ardhshme”./tvklan.al