Historia e një shqiptari ka prekur ish-presidentin amerikan Bill Klinton, në një restorant në New York. Emigranti shqiptar u ul në gjunjët e tij dhe e falënderoi ish-presidentin duke i thënë se i kishte shpëtuar jetën.
Ish-Presidenti me bashkëshorten Hillary Klinton po darkonin të premten në mbrëmje. Teksa po konsumonin darkën një emigrant shqiptar iu afrua tavolinës ra në gjunjë dhe duke iu drejtuar Bill Klintonit tha: “Zotëri dua t’iu falënderoj. Nëse nuk do të ishit ju, unë nuk do të isha gjallë sot.”
Kamarieri i tregoi Billit dhe Hillary-t një historinë e tij. Ai ishte një shqiptar i Kosovës dhe gjatë luftës nuk kishte se ku të shkonte. Ai i tregoi ish-presidentit makabritetet që kaloi familja e tij, teksa i ati dhe anëtarët e tjerë të familjes torturoheshin dhe ishin të detyruar të jetonin nëpër male.
Kamarieri 32-vjeçar, i cili ka shkuar në SHBA në vitin 1999, i tha Klintonëve se ndërhyrja e NATO-s solli paqen dhe padyshim i shpëtoi atij jetën që me shumë gjasa nuk do e kishte nëse vazhdonte lufta.
Ish-presidenti Klinton u emocionua dhe i kapi dorën kamarierit duke derdhur dhe disa pika loti. /tvklan.al