Së fundmi Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj Fisnik Syla kanë dhuruar 2,000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen gjatë pandemisë së Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Labinot Tahiri i cili e ka nisur këtë nismë për të mbledhur donacione për njerëzit që janë në luftë me Covid-19 nëpër spitale.
“Kolegia ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen. Njerëzit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë! Faleminderit shumë”, ka shkruar Labinoti. /tvklan.al