Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia ka dhënë një prononcim për mediat pas dënimit të ish-ministrit. Haxhia tha se ky vendim është skandaloz dhe për të njollosur Tahirin.
Maks Haxhia: Dua të them diçka se lidhur me këtë vendim pavarësisht se jam avokat dhe gjithkush mund të thotë që ta kërkon pozicioni për ta thënë, por ishte një vendim skandaloz. Në këtë vend dihen dy gjëra që janë të sigurta, liria dhe vdekja. Në qoftë se dënimi i Saimir Tahirit do të kënaqë dhe përmbush të gjithë atë shqetësim dhe pritshmëria që kishte opinioni shqiptar le të quhet i përmbushur. Di të them këtë që kjo gjykatë bëri atë që s’mund të bëhet nga pikëpamja juridike sepse në thelb la vendimin e Shkallës së parë, por bëri ndryshimin duke i hequr pezullimin nenit 59. Sa për sqarim neni 59 nuk ka të bëjë me dënimin por është një formë e vuajtjes së dënimit dhe aplikimi i gjëje të tillë është një hakmarrje, një kënaqje e epërsisë dhe pozicionit të një pushteti gjyqësor të pashpjegueshëm. Kur flas për kënaqje them për misionin që ka marrë përsipër drejtësia për të realizuar, aq më tepër që shpërdorimi i detyrës nuk është në juridiksionin dhe kompetencën e kësaj gjykate, pra edhe pse për shkak të procedurës që na la në fuqi vendimi për pafajësinë për veprën penale të trafikimit, kryerjen e veprës penale nga grupi i strukturave, pjesëmarrjen në grup të strukturuar, vendosja në planin e deklarimit fajtor dhe denimit me 3 vjet e 4 muaj përfundimisht në bazë të aplikimit të dispozitave mbi gjykimin e shkurtuar ishte e papritur. Jo në aspektin se na çuditi, por ishte no sens juridik që të hiqej pezullimi sepse pezullimi ka te tjera kritere edhe kur jepet edhe kur hiqet, kështu që nuk e dimë se si do ta justifikoj Gjykata një veprim të tillë, pra një vendim ku hiqet pezullimi gjëq ë do të thotë që ky vendim për mua ishte një vendim për të kënaqur. Edhe po ju them që paramendii në këtë mendim ka të bëjë me faktin që pavarsisht se ne na bënë optimist në hidhërimin tonë, është sepse gjykata dhe ata që inciuan këto procese i tremben pafajësisë në Gjykatën e Lartë dhe realizuar njollosjen e Saimit Tahirit duke aplikuar në heqjen e nenit 59. Duke parë këtë vendim të pajustifikuar nga pikëpamja e shkaqeve dhe pse duhet të hiqet aplikimi i nenit 59 i ka të gjitha përgjigjet brenda. Sot Saimir Tahiri siç e patë i kishte të gjitha mundësitë që dhe të mos vinte, përkundrazi pati dhe njerëz që i thoshin që ik mos u paraqit por ai insistoi që unë do të jem në dispozicion të drejtësisë dhe e tregoi këto 5 vjet që ka qenë në dispozicion të drejtësisë. Ai sot do të shkojë në Drejtorinë e Policisë dhe prej aty pastaj do të sistemohet. Rekursin presim vendimin e arsyetuar, natyrisht që jam i sigurt që vendimi do të vonohet megjithatë ne do të përgatisim me aq sa dëgjuam aty dhe argumentat.
Situata të jashtëzakonshme zgjidhen me mjete të jashtëzakonshme. Unë ju garantoj që ky vendim ishte një vendim për të njollosur Zotin Tahirin. Vendimin e priti krejt qetësisht, nuk është se ne përpara nuk i kemi diskutuar të gjitha variantet e mundshme dhe ky ishte një nga variantet e mundshme gjithmonë me idenë që parashikonim se si mund të njollosej figura e Saimir Tahirit.
Kjo mungesa e seriozitetit të trupit gjykues të paktën duhet të dilte dhe të thoshte shtyhet vendimi në një orë të caktuar. Kjo tregon edhe një herë që drejtësia që nuk ka qëllimin shumëplanësh të trajtimit njerëzor, por ka marrë supermaci edhe nën atë presion që ajo është ndodhur vazhdimisht në kuadrin e një reforme. Në qoftë se kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Saimir Tahirin atëherë unë mund të them edhe me sarkazëm si të doni merreni që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohë dimri./tvklan.al