Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka deklaruar se sot është njohur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Duke folur për gazetarët, avokati Haxhia është shprehur se nuk ka asnjë provë të re që çoi në ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë të Saimir Tahirit dhe bllokimin e pasaportës së tij.
“Sot në zyrë gjeta vendimin e gjykatëses për ndalimin e z.Tahiri jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhej të iniciohej”,
u shpreh Mask Haxhia.
Avokati bëri me dije se do ta apelojnë këtë vendim të gjykatës, të cilin e konsideroi qesharak.
Gjykata e Krimeve të Rënda i ka ndaluar ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri daljen jashtë Shqipërisë dhe i ka bllokuar pasaportën. Ky vendim është marrë pasi Tahiri është person nën hetim për favorizim të grupit të Habiljave që trafikonte drogë në sasi të mëdha nga Vlora drejt brigjeve italiane.
tvklan.al