Lajme Arkiva 2004

Kur duhen edhe dy ditë që të përfundojë afati i vënë nga Ministria e Jashtme Greke për rikthimin e emigrantëve shqiptarë që nuk kanë mundur të marrin lejet e qëndrimit në Greqi, në vendkalimin kufitar të Kakavijës ka pasur një kalim masiv të emigrantëve.

Vetëm gjatë orëve të paradites nëpërmjet kësaj pike kanë kaluar 3460 persona dhe 290 automjete. Që nga fillimi i këtij viti në këtë pikë doganore, kanë kaluar rreth 35 mijë persona, 4060 autovetura dhe 143 autobusa.

Sipas autoriteteve greke nga kjo pikë janë kthyer mbrapsht për mungesë dokumentesh rreth 125 emigrantë, për mungesë të kartës së qëndrimit të cilës i ka mbaruar afati si dhe një dokumenti që vërteton se është bërë kërkesa për ripërsëritjen e lejeve të qëndrimit.

Megjithatë edhe pse në të dyja anët e kufirit janë hapur 8 sportele një dyndje e madhe njerëzish në doganën greke ka bërë të pamundur përballimin duke krijuar radhë të gjata për qytetarët që kërkojnë të rikthehen në vendet e tyre të punës./tvklan.al