Fluksi në rritje i udhëtarëve në Portin e Durrësit ka sjellë anomalitë e para.
Trageti i Ankonas mbërriti me disa orë vonesë për shkak të një defekti që pësoi në ujerat italiane.
I njëjti problem është shfaqur edhe me tragetin e linjës Bari -Durrës.
Emigrantet po kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore me familjaret e tyre.
Përgjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë afro 11 700 pasagjerë.
Për të përballuar fluksin në rritje autoritetet që operojnë në port po punojnë me kapacitet të plotë për të shmangur radhët e gjata.
/Tv Klan