Lajme Arkiva 2003

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga qeveria shqiptare transparencë me biznesin dhe publikun. Në një raport të publikuar në website e FMN-së qeveria shqiptare këshillohet të bëjë transparente ligjet mbi taksat dhe shpenzimet buxhetore. Raporti këshillon që ligji mbi taksat të rishikohet urgjentisht për tu bërë më të prekshme për biznesin.

Ligje të tilla sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar duhet të publikohen gjerësisht në fletëpalosje dhe website të ndryshme. FMN sugjeron qeverinë shqiptare të prezantoj në parlament në mes të vitit një pasqyrë të buxhetit me shpenzimet e kryera.

Fondi monetar Ndërkombëtar konstaton se ndryshimi i destinacionit të përdorimit të të ardhurave nuk duhet të ligjërohet vetëm nëpërmjet vendimeve të qeverisë. Ndryshimet duhet domosdoshmërish të miratohen në parlament. Fondi Monetar Ndërkombëtar konstaton se diskutimet mbi buxhetin për vitin e ardhshëm duhet të kryhen para nëntorit dhe të përfshihen në diskutime të gjëra të publikut dhe biznesit.

Raporti duhet të jetë reagimi i deklaratave të disa ditëve më parë të biznesmenit amerikan Forbes që i sugjeroi qeverisë shqiptare të mos ndjek këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar pasi ato janë të dëmshme për ekonominë shqiptare.

Qeveria nuk ka reaguar në lidhje me këtë raport. Në kampin e politikës vetëm Partia Demokrate e Re ka konsideruar raportin si kambanë alarmi për ekonominë shqiptare. Pitet që nesër të mbërrijë në Tiranë misioni i FMN-së që do diskutoj me autoritetet shqiptare kushtet e marrëveshjes mes palëve. Miratimi i këtyre marrëveshjeve është i rëndësishëm për Shqipërinë pasi përbën garancinë e donacioneve të huaja./tvklan.al