Ekonomia shqiptare ka patur në një ecuri pozitive dhe të fortë gjatë viteve të fundit, e mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike.
Prodhimi e brendshëm tani është shumë më i lartë se sa para pandemisë, kjo falë një sektori turistik në lulëzim. Këto u bënë të ditura në raportin e fundit të Bordit Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë.
Më tej, FMN thekson se politikat e kujdesshme fiskale kontribuan në një reduktim të dukshëm të borxhit publik, ndërkohë që politika monetare proaktive, rënia e çmimeve globale të mallrave dhe mbiçmimi i lekut kanë ndikuar pozitivisht ne uljen e çmimeve.
“Perspektivat e rritjes ekonomike pritet të mbeten të qëndrueshme. Pas një zgjerimi prej 3.9% në 2023, rritja reale e PBB-së parashikohet të jetë mesatarisht rreth 3.1% gjate periudhës 2024–2029, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit. Buxheti i vitit 2025 synon një bilanc parësor zero. Raporti i borxhit publik, i parashikuar në rreth 56% në fund të 2024, pritet të bjerë në rreth 50% në vitin 2029 dhe vlerësohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme”, shkruan Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon se sektori bankar në Shqipëri mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid me raporte mesatare prudenciale shumë mbi kërkesat rregullatore.
Pavarësisht nga tabloja optimiste makroekonomike, FMN shprehet se mbeten sfida të konsiderueshme strukturore. Reforma të gjera, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe kornizave të menaxhimit të financave publike, rritjen e kapitalit njerëzor dhe produktivitetit.
Klan News