Një foshnje e vdekur u gjet e braktisur brenda tualetit të një avioni.
Trupi i foshnjës u gjet në një fluturim të AirAsia që u ul në Nju Delhi të mërkurën, tha policia dhe linja ajrore. Sipas policisë, një ekzaminim mjekësor i kryer në aeroportin e Nju Delhit ka konfirmuar se foshnja ka lindur i vdekur në bordin e avionit.
Një oficer në stacionin e policisë në aeroport tha se gruaja, e cila dyshohet se ka lindur foshnjën, është ndaluar nga policia për t’u marrë në pyetje. “AirAsia” tha se i porsalinduri u gjet i vdekur nga stafi i bordit ndërsa po përgatiteshin për uljen e avionit. /tvklan.al