Kallashnikov, granata dhe municione janë sekuestruar nga policia në kufirin greko-shqiptar në zonën e Janinës. Kanë qenë tre persona që lëviznin në këmbë nga kufi i gjelbër dhe mbanin disa çanta. Policët kufitarë grekë vunë re lëvizje dhe u vunë në ndjekje të tyre.
Tre të dyshuarit hodhën çantat dhe u larguan me shpejtësi, duke i shpëtuar arrestimit. Forcat e policisë zbuluan se brenda çantave kishte armë, eksploziv dhe municione të cilat do të trafikoheshin në Greqi. Autoritetet greke dyshojnë se tre personat janë shqiptarë, megjithëse nuk ka asnjë shenjë prej tyre.
Policia sekuestroi tre kallashnikovë, 11 granata defensive, 5 pllaka tritoli, 33 detonatorë dhe 1593 fishekë. Armët janë dërguar në laborator për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ndonjë veprimtari kriminale.
/tvklan.al