Xhenova- 39 viktima, fëmijë, të rinj, familjarë. Kishin ende shumë për të jetuar, shijuar dhe mësuar, por jeta e tyre u ndal sa hap dhe mbyll sytë, pasi ishin në vendin dhe orën e gabuar.
Shembja e urës në Xhenova të Italisë një ditë më parë preku zemrat e miliona njerëzve në botë. Mes të vdekurve ishin edhe dy shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.
Mediat italiane kanë publikuar pjesën më të madhe të fotove të viktimave.
/tvklan.al