Kulla Eiffel në Paris është rrethuar me barriera mbrojtëse kundër sulmeve terroriste. Pengesat e përkohshme u vendosën për herë të parë në Qershor të vitit 2016, ndërsa tani u zëvendësuan me masa të përhershme. Ky gardh do të përfundojë plotësisht në mes të Korrikut dhe do të kushtojë rreth 35 milionë Euro.
Muret prej qelqi janë me madhësi 6.5 centimetër dhe janë të projektuara për siguri absolute. Këto bllokada janë vendosur pikërisht për të parandaluar sulmet terroriste me automjete. Vitet e fundit, janë shtuar sulmet me makina që përplasin këmbësorët. Për këto arsye, gardhi me blloqet e xhamit është projektuar që të parandalojë automjetet të hyjnë në perimetrin rreth kullës “Eiffel”.
Sheshi poshtë kullës më të famshme në botë u mbyll për publikun në Qershor 2016 për arsye sigurie, ku trupat ushtarake franceze patrullojnë vazhdimisht.
/tvklan.al