Një foto e publikuar në rrjetin social Facebook, e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, ka shkaktuar zemëratë në mediat greke.

Rama priti shefi e diplomacisë greke në sallën e hartave në Kryeministri. Në foto duket harta e vjetër e trojeve shqiptare, ndërsa është marrë si një provokim, pasi kufiri tek hartat e vjetra në Kryeministri, përfshin edhe territore greke.

rama_xartis

Cili ishte reagimi i ministrit grek? Absolutisht asgjë! E dinte që do të fotografohej? Sigurisht që po!

”, shkruan ndër të tjera portali grek ‘Epirus Post’.

Nuk e dinte z.Kotzias se çfarë harte ishte ajo?Nuk u befasua që rajonet greke janë përfshirë në hartë? Pse nuk reagoi? Përse nuk e pyeti Kryeministrin shqiptar për hartën në vend që të buzëqeshte për fotografinë? Së fundi, a ka politikë të jashtme në këtë vend? A ka diplomaci greke? Populli grek kërkon shpjegime

”, shkruan Newsbomb.gr.

/tvklan.al

rama