Opozita vijon protestën e saj ku nuk kanë munguar hedhjet e molotovit drejt institucioneve të ndryshme.

Si pasojë një punonjës Policie pranë Bashkisë Tiranë ka mbetur i lënduar nga flakët. Siç duket edhe nga pamjet punonjësi i Policisë është përfshirë nga flakët e një molotovi të hedhur nga protestuesit. Gjithashtu gazetari i Klan News, Besart Bajraktaraj bën të ditur se po ashtu edhe një qytetar ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.

Ndërkohë protestuesit u mblodhën fillimisht në oborrin e selisë blu dhe më pas u zhvendosën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë. Më pas kanë ndjekur një itinerar në disa institucione si Bashkia Tiranë, selia e PS, ministria e Brendshme, si dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjitikës ku kanë hedhur molotov.

/tvklan.al