Federata e Futbollit, ka nisur punimet për ndërtimin e një fushe të re në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Do të jetë me bar natyral do të shërbejë jo vetëm për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, por edhe për stërvitje të ekipeve Kombëtare dhe turne të ndryshme të organizuara nga FSHF.

Punimet për fushën e tretë brenda ambienteve të “Shtëpisë së Futbollit” po vijojnë me ritme të larta dhe pritet të përfundojnë së shpejti.

Dy fushat me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit” do të përdoren për stërvitje edhe nga ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17.

Do të jetë një ngjarje historike pasi për herë të parë do të organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n nga data 19 maj deri më 1 qershor 2025.

Federata e Futbollit po punon për të përmbushur çdo kusht të vendosur nga UEFA dhe për të organizuar Kampionatin Europian U-17 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ky event do ta vendosë Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për disa ditë me radhë, duke shërbyer si një mundësi e shkëlqyer për promovimin e vendit dhe futbollit shqiptar.

Tv Klan