Një anije ruse e transportit të mallrave e quajtur Ursa Major u mbyt në Detin Mesdhe pasi një shpërthimi në motor të hënën vonë. Si pasojë dy prej anëtarëve të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur.
Anija, e ndërtuar në vitin 2009, është pronë e Oboronlogistika, një kompani nën varësinë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Qendra e emergjencave e Ministrisë së Jashtme tha në një deklaratë se 14 nga 16 anëtarët e ekuipazhit të anijes u shpëtuan dhe u sollën në Spanjë, por dy rezultojnë të zhdukur. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Ambasada e Rusisë në Spanjë u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA në lidhje me hetimet që vazhdojnë dhe është ende herët për të përcaktuar shkakun e incidentit.
Kompania pronare e anijes në fjalë është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara që prej vitit 2022.
Shërbimi i Shpëtimit Detar i Spanjës tha se kishte marrë një sinjal shqetësimi nga anija Ursa Major të hënën ndërsa ndodhej rreth 57 milje larg brigjeve të Almeira-s.
Autoritetet kontaktuan një anije aty pranë, që raportoi kushte të këqija të motit, ndërsa për anijen ruse Ursa Major tha se ishte anuan në krahun e djathtë.
Klan News