Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi zhvilloi disa takime me simpatizantë e mbështetës të Partisë Demokratike në Bulqizë. Duke u ndalur në reformat e ndërmarra nga mazhoranca kreu I transporteve kritikoi Ramën, duke e cilësuar atë si një politikan që e përdor pushtetin në shërbim të interesave.

Sokol Olldashi: “Kemi një Edi Ramë që është politikani simbol i korrupsionit, politikan i akuzuar publikisht nga biznesmenët se ka kërkuar deri në 1 milion dollarë për një leje ndërtimi dhe s’ka dhënë përgjigje kurrë për këtë. Politikan që në një mbledhje të vetme jep 19 leje ndërtimi pallatesh në qendër të qytetit, ish drejtorit të urbanistikës së tij. Nuk ka troje në Tiranë për shkolla, po ka troje në Tiranë për ata që Edi Rama do t’i bëjë kandidat për deputet. Është politikani simbol i përdorimit të pushtetit për para dhe përfitime politike.”

Olldashi u ndal dhe në reformat konkrete për zonën e Bulqizës në të cilën përfshihen ndërtimi dhe rehabilitimi i akseve rrugore./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi