Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela ka zhvilluar gjatë paradites një takim me gazetarët dhe botuesit, ku ka shpallur dhe platformën e tij për lirinë e shtypit. Ngjela ka premtuar se do të jetë transparent me gazetarët, prandaj kur të jetë kryebashkiak do të zhvillojë një herë në javë konferenca për shtyp.

Pasdite Ngjela ka zhvilluar një takim me zgjedhësit e njësisë bashkiake nr.3, në zonën e Xhamllikut, ku ka deklaruar që ato që shpalos në platformën e tij nuk janë premtime boshe, por zgjidhje.

Spartak Ngjela:- “Ne kemi plane të sakta. Ne nuk mund ta lëmë kryeqytetin e Shqipërisë ashtu siç thonë të dhënat këtu, pa ujë. Zona juaj është nga zonat më të prekura në këtë drejtim, kurse dëgjoj sot të thonë, po bëhen premtime, jo zotëri nuk janë premtime këto, e kam theksuar, janë zgjidhje. Ne zgjidhim problemin e ujit”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka