Trupat e 6 personave të aksidentuar rreth orës 20:30 të së enjtes në superstradën Fushë Krujë-Laç mbërritën të pa jetë vonë mbrëmë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.

Përplasja e një autoambulance me një mjet të tipit Benz në fshatin Derven shënoi një prej aksidenteve më të rënda rrugore të kohëve të fundit.

Pesë prej viktimave të moshës 15-30 vjeç ishin nisur nga fshati Bushnesh i Kurbinit drejt Krujës, ku do të zhvillonin minifutbolli.

Por autoambulanca e nisur nga Laçi u ka prerë rrugën duke shkaktuar dhe përplasjen fatale.

Viktimat janë vëllezërit Eri dhe Irli Murati përkatësisht 17 dhe 15 vjeç, Artan Allushi 30 vjeç, Indrti Kaçi 18 vjeç dhe një person ende i pa identifikuar. Viktima e 6 është Vlash Suli shoferi i autoambulancës.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie. Sipas të cilave shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Kjo është e disata herë që rruga e emërtuar se “Autostrada e vdekjes” merr të tjera jetë njerëzish./tvklan.al