Lorik Cana, futbollisti më i paguar shqiptar sapo është transferuar te Sunderland, ekip që u ngjit këtë vit në Premier League. 26-vjeçari pranon se lëvizja ishte diçka që duhet të ndodhte pasi kishte ardhur…
Lorik Cana: “Koha për ndryshim dhe për të ndërruar kampionatin se u bonë 7 vite. Aty klubet e premier Leauges janë shumë lart klubeve të tjera”.
Loriku është gjendur menjëherë mirë te Sunderland duke parë që tifozët janë të zjarrtë dhe njerëzit janë shumë të lidhur me futbollin.
Lorik Cana: “Kanë marrë vesh, patjetër që mediat përcjellin shumë, në përgjithësi njerëz në shqipëri dhe të gjithë shqiptarët, dhe më quajtën mua si… më thanë je si një tip Beckham i Shqipërisë, ma bënë mua si batutë. Megjithatë i thashë qëllimi im është që të prezantoj një emër sa më të mirë të vendit tonë dhe një lojtarë shqiptar që kamë bërë në Francë dhe kompeticionet evropiane të ndryshme. Vij vetëm pse me të vërtetë është një vend ku jetojnë për futboll, çdo gjë është rreth futbollit”.
Plani i Lorik Canës, të luajë një ekip të rëndësishëm në Angli dhe kjo për 1 apo 2 vjet, ndoshta mund të jetë Arsenal që e ka kërkuar aq shumë./tvklan.al
Gazetari: Endrit Sauku