Sipas një studimi të ri të kryer së fundmi rezulton se gjendja e trishtuar në fytyrën e një adoleshenti mund t’i çojë ata në depresion. Studimi është kryer nga studiuesit në Universitetin Binghamton.
Hulumtimi i ri shqyrtoi emocionet në fytyrën e adoleshentëve dhe reagimet e tyre në situata të ndryshme.
Studiuesit vërejtën se individët me fytyra të dëshpëruara reagonin në mënyrë depresive ndaj situatave të ndryshme, ishin të dekurajuar dhe të stresuar në pjesën më të madhe të kohës.
“Nëse një i ri ka prirje t’i kushtojë më shumë vëmendje stimujve negativë, atëherë kur ata përjetojnë diçka stresuese tregojnë rritje më të mëdhe të simptomave depresive”, u shpreh një nga studiuesit.
Ata besojnë se mekanizmi biologjik që qëndron pas këtij reagimi ka të bëjë me aftësinë e trurit për të kontrolluar reagimin emocional.
Adoleshentët që gjatë gjithë kohës shfaqen me fytyra të trishtuara kanë më shumë shanse të jenë duke përjetuar stres. Gjithashtu këta adoleshentë shfaqin një rrezik më të madh për të zhvilluar në të ardhmen depresion.
Studimi aktual thekson vëmendjen ndaj fytyrave të trishtuara si një objektiv i mundshëm për ndërhyrje, veçanërisht në mesin e adoleshentëve./tvklan.al