Lajme Arkiva 2003

Garda e Republikës së Shqipërisë ka kremtuar 75 vjetorin e saj. Efektivat e mbrojtjes së personaliteteve të rëndësishëm të shtetit kanë demonstruar nëpërmjet manovrave, përgatitjen dhe aftësitë e tyre vepruese në raste të ndryshme.

Manovrat dhe ceremonitë kremtuese janë ndjekur edhe nga kryeministri Fatos Nano si edhe nga Ministri i Rendit Luan Rama. Kompania e parë e gradës u krijua më 15 Prill të vitit 1925  nga presidenti i parë i vendit Ahmet Zogu. Ndërsa themelimi zyrtar i kësaj njësie daton në qershorin e 1928 sipas një dekret ligji të përcjellë. Komandanti i gradës së parë shqiptare është Kolonel Hysen Selmani i cili sipas traditës shqiptare të luftëtarit besnik prehet në varrezat e Parisit sërish pranë Ahmet Zogut.

Kryeministri Nano dhe ministri Rama kanë vlerësuar në një konferencë përkujtimore nivelet e arritura nga Garda Shqiptare. Me dekret të Presidentit të Republikës Alfred Moisiu, janë dekoruar disa efektiva të Gardës së Republikës./tvklan.al