Ndryshimet në ligjin për legalizimin janë gati për tu miratur në qeveri. Gjatë një takimi me grupet e interesit, kreu i Aluizmit Artan Lame, nuk dha detaje të ligjit të ri por sipas tij ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për t’i dhënë fund problemeve që po bllokojnë këtë proces.
Nga Aluizni mësohet se në ndryshimet ligjore është parashikuar që proceduerat e legalizimit do jenë falas si dhe qytetarët nuk do jenë të detyruar të paraqiten në zyrat e këtij institucioni për të legalizuar pronën, por do jenë vetë grupet e punës së këtij institucioni që do shkojnë te qytetarët. Për t’i dhënë zgjidhje në një kohë sa më të shpejt problematikave që ndeshen qytetarët për të legalizuar pronën Agjensia e Legalizimit, hipoteka dhe Agjesia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do kenë një sistem elektronik të përbashkët koordinimi. Projekti është realizuar nga zyra qendrore e regjistrimit të pasurive me qëllim që të japi informacion në kohë reale për çdo kërkesë apo aplikim që bëjnë qytetarët.