Sonte “X Factor Albania 6” në Tv Klan mbylli fazën e audicioneve duke na lënë të magjepsur nga talentet e jashtëzakonshme që u ngjitën në skenë gjatë këtyre netëve. Për tri të premte, zërat e rinj dhe historitë unike kanë rrëmbyer zemrat e publikut dhe të jurisë.

Kjo natë e fundit pati një juri të përbërë nga katër figura të spikatura: Adi Krasta, Albërije Hadërgjonaj, Arilena Ara dhe Young Zerka. Kombinimi i tyre solli një atmosferë të veçantë dhe këndvështrime interesante për performancat.

Tani, gara zhvendoset në fazën e “Vilave të Jurisë”, ku konkurrentët e përzgjedhur do të përballen me vendime të vështira dhe sfida të reja. Me një start kaq të fuqishëm, “X Factor Albania 6” pritet të sjellë edhe më shumë emocione dhe surpriza për të gjithë fansat e talent-showt më të madh në Shqipëri./tvklan.al