Shqipëria do ketë Bankën e saj të Zhvillimit. Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama i cili bëri me dije se projektligji është gati dhe shumë shpejtë do të hidhet për konsultim publik.

Ngritja e kësaj banke do të mbështetet nga qeveria italiane ndërmjet institucion financiar “Cassa Depositi e Prestiti”.

“Jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit. Projekti është absolutisht bindës dhe do të hidhet së shpejti për konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një superskuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohet nga afër nga partnerët e Cassa Depositi e Prestiti për të garantuar një qeverisje të pavarur, profesionale dhe të suksesshme të saj”, tha Edi Rama.

Nga ana tjetër kryeminsitri foli edhe për mbështetjen financiare të sektorit të bujqësisë dhe agroturizimit nëpërmjetë kredive të buta.

“Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus kryesor te Bujqësia, 250 milionë Euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me një garanci sovrane”, tha Rama.  

Detajet për këto dy projekte zhvillim kryeministri tha se do të jepen së shpejti nga qeveria.

Klan News