Në vijim të turit të tij elektoral zëvendëskryeministri Genc Pollo pati një takim në Berat me arsimtarë të këtij qyteti. Gjatë fjalës së tij Pollo u ndal në reformat e mazhorancës aktuale në arsim duke ritheksuar arritjet e qeverisë mbi rritjen e pagave të mësuesve.
Genc Pollo: “Unë nuk ka nevojë të përgjigjem, sepse në qoftë se do bëja pyetje në këtë sallë jam i sigurt që do merrja një përgjigje në kohë reale pasi gjithkush prej jush mund të krahasojë librin e pagave apo derdhjen në konton bankare me atë të 4 viteve më parë të majit 2005 dhe janë sa dyfishi. Rritja e pagave është 200%, pra rritje reale dhe jo indeksim siç ka ndodhur në 8 vitet e qeverisjes socialiste.”
Sipas numrit 2 të kabinetit qeveritar reformat dhe investimet e kryera në arsim janë vetëm hapi i parë pasi në 4 vitet e ardhshme do të ketë të tjera zhvillime në këtë drejtim./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi