Videomesazhi i Enxhëll vijon të jetë temë debati gjatë kësaj jave të 11-të të spektaklit Love Story në TV Klan.

Vajzat e kanë komentuar sërish rikthimin e mundshëm të Enxhëll, teksa Generda ka theksuar për programin “Daily Love Story”, se ajo është një show girl.

Ju nuk e justifikoni aspak videomesazhin e Enxhëll sepse na ndodh të gjithave të pendohemi për diçka?

Generda: Enxhëll pati thënë që nuk është show girl dhe me këto që po bën, po bëhet një show girl.

Meri: Nuk më pëlqen të flas për këtë. Ndoshta ajo ka pasur ato arsyet e veta. Nëse do ishte vërtetë presioni i familjes, ajo nuk do ta merrte sërish iniciativën për t’u rikthyer.

Nuk e di tani, presim të hënën, por mendoj që edhe Saimiri ka hyrë në mendime të thella.

Redona: Po të ishte presioni i familjes, unë jam e rritur dhe e di çfarë pjekurie kam. Unë do kisha luftuar për Saimirin, nuk do lija që familja të ndërhynte në këtë gjë.

Gjitha kemi emocione dhe ndjenja, ndoshta ka vajza që nuk kanë ndjenja./tvklan.al