Në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan të ftuarit folën rreth muzikës dhe ndikimit që ajo ka në gjendjen e tyre shpirtërore. Rreth kësaj teme Gent Lasku u shpreh se muzika të bën që disa gjëra t’i përjetosh ndryshe.
Duket se ai nuk pasion vetëm sportin, por dhe muzikën, pasi Gent Lasku ka shkruar tekstin e këngës së partneres së tij, Endea Tarifës e cila e performoi pak kohë më parë në studion e “Kënga Magjike”.
Duke cekur disi raportin e tyre, ai u shpreh se si çift ndajnë histori të ngjashme, teksa shtoi se ishte vetë këngëtarja që donte të bënte një këngë e cila të tregonte historinë e saj dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të përballojë gjithçka.
Gent Lasku: Unë dhe Eneda jemi një çift që vjen së bashku me njëri-tjetrin me eksperiencë, pra kemi kaluar shumë, në vlerësim dhe falenderim të plotë të gjithçkaje që kemi kaluar sepse na ka shërbyer kjo eksperienca dhe një nga gjërat që kemi bërë është që të flasim me njëri-tjetrin. Kështu që unë e di historinë e jetës së Enedës, e kemi shumë të ngjashme dhe kur po diskutonte, ajo donte të bënte një këngë për veten e saj, për jetën e saj dhe për “luftën” që ka bërë. Por, jo në mënyrën e tregimit, por se çfarë e shtyu të mësonte dhe t’i kalonte. Dhe kënga flet pikërisht për njohjen e dualitetit të gjendjes shpirtërore që ti ke, sepse nëse ti je një femër ke dhe një mashkull brenda dhe kjo i lind femrës në momentet më të vështira të jetës./tvklan.al