Ka qenë e vështire për Televizionin Klan të ruajmë sekretin e asaj çka ky ekran do të transmetojë për të gjithë shqiptaret natën e ndërrimit të viteve. Një show i vërtet humori i drejtuar me aq talent nga dy humoristët Julian Deda dhe Gentjan Zeneli, ka zbritur në terren, në sheshin qendror të Tiranës për t`ja nisur nga puna e xhirimeve.
E pazakontë ka qenë dhe mjeti me të cilën miq tanë kanë preferuar të vijnë ndryshe tek publiku. Kureshtarë të rastit dhe kolegë tanë të televizioneve, që mbushën sheshin “Skënderbej”, u bënë spektatore të xhirimeve, si dhe batutave të papërsëritura të dy aktorëve. Gjithsesi detajet mbeten ende të pazbuluara.
Gazetarja: “Për herë të parë një helikopter ulet në mes të Tiranës, në mes të sheshit”.
Julian Deda: “Në fakt, në fakt nuk është hera e parë është hera e dytë, po herën e parë është ulur atje tek busti i ish-diktatorit. Po është ulur për arsye sigurie kur kishte këtu demonstrata, kurse tashi ulet për spektakël”.
Gazetarja: “Jeni të lumtur që ju keni thyer këtë tabu?”
Gentjan Zeneli: “Unë kam përshtypjen që helikopteri është më i lumtur se ne, shi sa i lumtur që është”.
Julian Deda: “Jemi shumë të lumtur po më të lumtur janë forcat e policisë që po na ndihmojnë tashi edhe i falënderoj nga zemra i falënderoj”.
Gazetarja: “Tashi më tregoni të vërtetën, po të vërtetën. Çfarë ndjetë kur ishit në helikopter dhe u sorollatët nëpër Tiranë ?”
Julian Deda: “Ishte një mrekulli, një mrekulli”.
Gentjan Zeneli: “Kam udhëtuar shpesh herë me avion, po me helikopter ishte një gjë.. Tirana është e mrekullueshme”.
Julian Deda: “A e di pse është bukur me helikopter sepse mund t’i flasësh pilotit”.
Gazetarja: “Do ta bëni prapë këtë sakrificë?”
Julian Deda: “Ja tashi do hypim prapë do ikim te Klani”.
Gazetarja: “Te Klani i ri?”
Julian Deda: “Po te klani i ri në Kinostudio”.
Gentjan Zeneli: “Te Klani i madh, i riu”.
Gazetarja: “Atëherë surprizat e tjera që do të bëni këtu nuk po i tregojmë”.
Julian Deda: “Jo mos i trego tashi se do të lejmë noj gjo për vit të ri”.
Regjia dhe ideja e Ardit Roshit, ka bërë që një mjet i tillë fluturues i dedikuar ngjarjeve të pazakonta të vihet krejtësisht në dispozicion të aktorëve tanë të humorit për të na dhënë spektakël.
Ardit Roshi: “Në fakt nuk është regji e nisur vetëm nga unë, është regji e nisur nga të gjithë. Çunat janë përpjekur shumë, na ka lodhur xhirimi i sotëm po ama në fund do të dali një gjë e paparë”./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani