Gerti Bogdani: “Sot Edi Rama, apo mister 15%-shi apo mister “Dosja” dhe tashmë mister “Lakuriqi” dëshmoi para shqiptarëve se ai qëndron para skenarit të përgjimit dhe organizimit të kurthit ndaj zotit Ylli Pango. Partia Demokratike thekson në përgjithësi të historisë të mister “Lakuriqit” se njeriu i vetëm që nuk ka fytyrë dhe gojë të flasë për këto probleme është Edvin “gjethja e fikut” Rama. Vërtet Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti zoti Rama nuk ke as gojë, as fytyrë të flasësh për çështje morali sepse Tirana, Shqipëria dhe mbarë bota nuk të njeh vetëm si gjethja e fikut, por të njeh si perversin më të madh që mund të ekzistojë. Kjo sepse ti zoti Rama je i vetmi në Shqipëri që në vitin ’91 lëshove akuza monstruoze ndaj ish-gruas tënde se ajo kish djalin me babanë tënd. Këtë akuzë të pështirë aq sa edhe morali yt e përdore për të paditur në gjyq dhe për të kërkuar divorcin dhe shkatërruar jetën e një nëne, një zonje, një artisteje të çmuar të këtij vendi. Vërtet Ylli Pango ka gabuar rëndë , por ti zoti Rama nuk ke as gojë, as fytyrë të flasësh se me perversitetin tënd në vitin ’91 pasi rrënove jetën e një njeriu të pafajshëm, nënës së djalit tënd, praktikove me zotërinjtë A.K, S.N, E.T dhe tre femra të tjera si ju orgjitë kolektive për gjashtë muaj me radhë. Je ti zoti gjethja e fikut që për instinktet e tua shtazore në eksese histerike detyroi fqinjët e tu të të padisnin herë pas here radhë me radhë në polici. Ti dhe ata që të rrethojnë ty nuk mund të flisni për moral sepse ndërkohë vraponin mbas testeve të ADN-së duke akuzuar njëri-tjetrin. Vërtet Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti zoti Rama nuk ke gojë, as fytyrë të flasësh për njeri. Ti je ai që në Ministrinë e Kulturës e shndërrove atë në kuplara, ashtu siç ke shndërruar sot kullën e Myslym Pezës”.
Eduard Shalsi: “Jemi të shqetësuar për gjendjen psikologjike të zëdhënësit të Sali Berishës, i cili nga një i ri i edukuar në perëndim, i prejardhur nga një familje e respektuar tiranase, është i detyruar të shndërrohet në një robot që riprodhon përditë baltën primitive të kryeministrit. Robotizimi aspak human i Gertit është një arsye më shumë për të shpëtuar më 28 Qershor Shqipërinë, por dhe Gertin vetë nga duart e këtij mjeku që di të hapë vetëm plagë.”/tvklan.al