Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Gerti Bogdani zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Lezhës. Duke vlerësuar kontributin e rinisë në demokratizimin e një vendi Bogdani tha, se është Partia Demokratike me vizionin e saj ajo e cila i hap dyert të rinjve.
Gerti Bogdani: “Jeni ju të rinjtë, jemi në të rinjtë është kjo energji dhe potencial që shumë shpejt Shqipërinë do ta fusë në Europë. Shumë shpejt brenda vitit të parë të mandatit të dytë të PD ne si të rinj do lëvizim të lirë nëpër Europë. Lezha sot ashtu sikurse gjithë Shqipëria ka një faqe tjetër dhe kjo është falë një përkushtimi për qytetarët, është falë një përkushtimi për Shqipërinë e shqiptarët.”
Duke theksuar se qeverisja e djathtë i ka kthyer premtimet në realitet, kreu i Forumit Rinor Demokrat tha, se 28 qershori duhet të jetë vazhdimi i ndryshimit./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi