“Giro d’Italia”, një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive në botë do të nisë vitin e ardhshëm nga Shqipëria. Zyrtarizimi u bë në një konferencë të përbashkët e Kryeministrit Edi Rama dhe organizatorëve të kësaj gare çiklistike.
3 etepat e para do të prekin Tiranën, Durrësin dhe Vlorën nga 9 deri më 11 Maj, ndërsa gjatë 1 jave do të jenë të pranishëm rreth 3 mijë persona sportistë dhe staf mbështetës. Një mundësi e madhe kjo sipas Kryeministrit Rama, ku përveç sportit, Shqipëria do të ekspozohet edhe në sytë e botës.
Edi Rama: Për t’iu treguar vendin tonë të mrekullueshëm, 800 milionë spektatorë dhe nëse nuk gaboj, në 200 stacione televizive në të gjithë botën, të cilat transmetojnë drejtpërdrejt Giro d’Italia. Do të kemi kaq shumë kampionë të cilët do të jenë miq në vendin tonë dhe për të cilët do të flitet nga bota por edhe për Shqipërinë e cila ka një rritje të jashtëzakonshme vitet e fundit e që më së fundi, ka bërë hapin e madhe në ligën e kampionëve të turizmit dhe dua të qëndrojmë aty.
Drejtuesi i RCS Sport, Paolo Bellino tha se zgjedhja u favorizua edhe nga infrastruktura që gjetën.
Paolo Bellino: Kemi patur fat se kemi patur një sistem infrastukture që po rritet shumë dhe na lejon ta zhvillojmë garën në të njëjta kushte si në Itali.
Kryeministrit Edi Rama iu dorëzua në mënyrë simbolike fanelën rozë që e mban kryesuesi i Giro d’Italia. Programi i plotë i Giro d’Italia do të prezantohet më 13 Janar në Romë.
Tv Klan