Nisja e Giro d’Italia 2025 nga Shqipëria ka bërë jehonë në shumë mediat italiane, por edhe botërore.

“Gazzetta dello Sport” i kushtoi 2 faqe në numrin e së martës. “Një xhiro shqiponjash”, shkruan e përditshmja sportive e njohur.

Gati 338 kilometra në total në 3 etapat që do të mbahen nga 9 deri më 11 Maj, duke nisur nga Durrësi për të vijuar në Tiranë dhe duke u mbyllur në Vlorë. 

Kjo gazetë citon Kryeministrin Edi Rama që thotë se është një nder që bota të shikojë vendin tonë të bukur.

Etapat që do të mbahen në Shqipëri cilësohen si të vështira nga Vincenzo Nibali, 2 herë kampion i aktivitetit.

Në mediat ndërkombëtare kujtohet që kjo është hera e 15 që Giro d’Italia nis jashtë territorit të vendit prej vitit 1965, ku mikpritësi i parë ishte San Marino.

Kjo garë çiklistike është një nga më prestigjiozet në Europë dhe botë. Itinerari i plotë i Giro d’Italia 2025 që ka mbërritur në edicionin e 108 do të prezantohet më 13 Janar.

Tv Klan