“Ky është kampi në Gjadër të Lezhës që pritet të hapet plotësisht javën tjetër ndërkohë që autoritetet italiane kanë marrë në dorëzim kampin”, raporton gazetari i Tv Klan, Martin Marku.
Kampi hapi dyert këtë të premte për të prezantuar të gjithë mënyrën e funksionimit dhe kushtet e tij. Vetë ambasadori italian, Fabricio Buçi inspektoi kampin e Gjadrit.
Zona brenda kampit do të monitorohet nga policia italiane, e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve. Këta të fundit do të jenë të vendosur brenda një rrethimi të dytë pas atij që rrethon të gjithë kampin. Kapaciteti aktual nuk i kalon 400 vende, por gjithçka mund të ndryshojë në vazhdimësi.
Në do të vendosen emigrantët ilegalë të cilëve u refuzohet azili, por nuk pranojnë të riatdhesohen. Do të jetë autoritetet italiane që do të përcaktojnë mënyrën e operimit për rast. Në të janë vendosur 8 dhoma me nga 4 shtretër secili.
Javën e ardhshme pritet që të vijë edhe kontingjenteve të parë të emigrantëve të jashtëligjshëm.
Qendra e pritjes së emigrantëve u ngrit pas marrëveshjes së firmosur me kryeministrave Edi Rama dhe Xhiorxhia Meloni të Italisë në nëntor të vitin të kaluar për strehim e jo më shumë se 3 mijë personave.
Marrëveshja mes dy vendeve do të jetë në fuqi për 5 vite me të drejtë rinovimi. Ajo parashikon që gjatë kësaj periudhe emigrantët që do të transportohen nga Italia fillimisht do të regjistrohen në Portin e Shëngjinit dhe më pas do të vendosen në qendrën e pritjes në Gjadër. Qendrat për përpunimin e kërkesave të azilit për llogari të Italisë në Gjadër do të monitorohet edhe nga organizata e Kombeve te Bashkuarave për refugjatët.
Tv Klan