Reperi i njohurGold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra janë bërë prindër për herë të parë dhe janë bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Gueril. Diskutimi ka qenë tepër i madh në lidhje me emrin që i kanë vendosur djalit, prandaj reperi ka shpjeguar arsyen pse e kanë quajtur Gueril.

 “Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftërat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe luftëra frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka shpjeguar Gold Ag.

Së fundmi Gold Ag ka publikuar në rrjetet sociale një foto me djalin e tij ku tregon se ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Në foto shihet Guerili me pasaportën e tij shqiptare dhe krah saj shkruhet: “Jam gjaku i ri, i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem”.

Ditën e djeshme reperi ka publikuar një foto tjetër me djalin e tij buzë detit në Malin e Robit dhe e ka shoqëruar me një tjetër mbishkrim: “Prej n’Luginë e n’Janinë o birë o Shqipnia”. /tvklan.al