Australi- Një gjarpër i etur për të kafshuar ka nxjerrë kokën në lavamanin e kuzhinës. Ngjarja ka ndodhur në Coromandel Valley në jug-lindje të Adelaides.
Ka qenë pronari i shtëpisë, zoti Burrell, i cili e pa gjarprin që nxori kokën teksa ishte duke përdorur lavamanin e kuzhinës.
“Kurrë nuk kam menduar se mund të shikoj një gjarpër në lavamanin e kuzhinës është kaq e pazakontë”,
ka thënë ai.
Sipas tij, lavamani i kuzhinës është vendi i fundit që një gjarpër mund të tentojë të futet. Gjarpri ka kaluar nëpër tubacionet që derdhet uji i lavamanit dhe më pas ka tentuar të dalë mbi lavaman.
“Në jetën time kam parë shumë gjarpinj, në vende të ndryshme, tualete, krevat, në çantën e fëmijëve, por kurrë në lavaman”,
është shprehur Burrell.
/tvklan.al