29 janari shënon fillimin e Vitit të Ri kinez i cili bazohet mbi kalendarin hënor. Festa do të zjgasë rreth dy javë ku traditat, festivalet, ngjyrat, dritat dhe gatimet pushtojnë vendin pasi konsiderohet si më e rëndësishmja dhe simbolizon ardhjen e pranverës.
Sipas horoskopit kinez, këtë vit është radha e shenjës së Gjarprit. Ndryshe nga horoskopi ynë, shenjat përllogariten në bazë të vitit të lindjes. Shenja përcaktuese e vitit ndikon edhe te të tjerat, por paraashikimin për secilën prej tyre e zbulon në “Rudina” në Tv Klan, Burbuqe Spahiu Lukaçeviç.
Burbuqe Spahiu Lukaçeviç: Viti i Gjarprit ose dragoi i vogël simbolizon mençurinë, misterin, tranformimin dhe këto cilësi do të reflektohen në jetën e shenjave të çdo viti. Për të gjitha shenjat e zodiakut do të jetë mjaft i suksesshëm dhe me sfida të reja.
Gjarpri – 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013, 2025
Si shenja mbizotëruese e vitit, Gjarpri do të përjetojë një periudhë të fuqizimit dhe transformimit personal. Personat e lindur në këto shenja janë enigmatikë dhe kanë të zhvilluar intuitën. Përfaqësojnë simbolin e mençurisë, por flasin pak. Komunikimi me to është shumë i vështirë. Janë mendimtarë. Duan të kenë gjithçka, por nuk kanë durim.
Miu – 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020
Do të jeni super aktivë në karrierën tuaj, gati për të marrë drejtimin. Financat do të jenë mjaft të qëndrueshme. Me mbështetjen e yjeve, të ardhurat tuaja do të vijnë kryesisht nga puna juaj e palodhur. Do të keni shpërblime. Qëndroni aktivë me orarin tuaj.
Bualli – 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021
Personat e shenjës së Buallit mund të hasin sifda në jetën romantike, gjë që mund të provokë pasigurinë në marrëdhëniet e tyre. Është thelbësore mos të shpërqendroheni. Nëse keni menduar të ndërroni punë, është koha për ta realizuar atë. Do të përshtateni shpejt me mjedise të reja.
Tigri – 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022
Është simbol i forcës, i luftës kundër së keqes dhe guximit. Personat e shenjës së Tigrit janë njerëz me këmbë në tokë, kanë besim të madh, mund të bëhen edhe liderë botërorë. Yjet me fat shkëlqejnë mbi ju. Do të keni ndihmë të papritur nga miq që ju rrethojnë. Dashuria në 2025 është një kohë e shkëlqyer që të shfrytëzoni potencialin tuaj. Filloni t’i merrni marrëdhëniet seriozisht. Dashuria do të triumfojë. Përdorni fruta e perime të freskëta, mos u stresoni dhe kujtohuni të relaksoheni dhe të qëndroni aktivë.
Lepuri – 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023
Simbol i jetëgjatësisë, paqes e prosperitetit. Ky vit do të jetë një udhëtim mjaft i qetë për lepurin. Do të jetë viti i stabilitetit dhe i harmonisë. Një këshillë, individët e kësaj shenje duhet të mos harrojnë që i kanë këto cilësi. Janë persona të qetë, elegantë, të përgjegjshëm dhe shumë xhentilë. Karriera do të ecë normalisht, do të funksionojë pa problem. Financat do të jenë të qëndrueshme, edhe pse si shenjë nuk janë shumë të fiksuar pas parasë. Do të keni takime romantike. Mbani sytë hapur kur të gjeni partnerin, ndoshta do të takoni njerëz të mrekullueshëm por mos u nxitoni. Shëndeti do të jetë i mirë dhe kujdes me orarin e gjumit.
Dragoi – 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024
Viti 2025 do të jetë viti i pozitivitett, suksesit, stabilitetit. Do të jetë një vit harmonik. Karriera juaj po përgatitet për veprime të reja. Financat do të jenë mjaft të qëndrueshme. Do të keni shansin të takoni dikë special. Kjo do t’ju çojë në diçka të mrekullueshme. Sa i përket shëndetit, dukeni shkëlqyer këtë vit.
Kali – 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Në 2026 vjen shenja e Kalit. Këta individë simbolizojnë vitalitetin, shpejtësinë dhe janë shumë këmbëngulës. Personat e shenjës së Kalit mund të presin një vit kulmor. Fati do të jetë në anën tuaj. Shquheni për karizmë dhe kjo do të tërheqë suksesin në punë. Në planin financiar do ta gjeni veten në pozitë komode. Nëse jeni të martuar, ka shumë mundësi të prisni një fëmijë. Mbani dietë të ekuilibruar dhe shëndeti do të jetë i mirë.
Dhia – 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Këta persona simbolizojnë xhentilesën, mirësinë dhe paqen. Këtë vit do të shkëlqejnë duke fituar pasuri dhe njohje pa shumë mundim. Financat do të jenë të qëndrueshme. Karriera do u sjellë kënaqësi dhe sukses. Këtë vit karriera do të ketë një zhvllim të shpejtë. Kini kujdes kur miqtë të kërkojnë ndihmë financiare sepse kanë zemër të mirë dhe ndihmojnë pa u menduar dy herë. Nëse jeni beqarë, keni shanse të gjeni një partner.
Majmuni – 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Janë simbol i shkathtësisë, zgjuarsisë dhe inovacionit. Në këtë vit do të kenë sfida e surpriza. Karriera juaj do të përballet me disa sfida dhe duhet të jeni të vendosur. Kujdes shëndetin. Shëtisni në ajër të pastër dhe mbani dietë të shëndetshme.
Gjeli – 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Janë simbol i këmbënguljes, punës së palodhur, korrektesës, intuitës dhe janë ambiciozë. Janë natyrshëm të gjallë, të zgjuar dhe emocionalisht inteligjentë, gjë që i ndihmon në marrëdhënie. Është vit i mbarë për karrierën, financat do të jenë të pandryshueshme. Dashuria do të jetë mjaft e qëndrueshme, shëndeti do të jetë mirë dhe investoni në mirëqenie. Qëndroni të rinj duke u kujdesur për veten me vendosmërinë tuaj dhe elasticiteti juaj do të rritet. Bëj kontrolle rutinë dhe mos harro asnjëher të bësh ushtrime dhe not në det të hapur.
Qeni – 1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018
Vlerësohet shumë për natyrën mbrojtëse, ndjenjën e fortë të përgjegjësisë, është simbol i besnikërisë dhe shoqërisë. Karriera duket e qëndrueshme. Me disa yje me fat që do të shkëlqejnë mbi ju, do të gjeni disa njerëz të dobishëm që do të shfaqen në jetën tuaj. Marrëdhëniet me kolegët dhe drejtuesit duhet të përmirësohen. Nuk duhet të jeni shum të varur pas punës. Duhet të keni disa takime romantike.
Derri – 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019
Janë simbol i pasurisë, lumturisë, ndershmërisë dhe prakticitetit. Nuk do të keni shumë ndryshime në karrierë. Përqendrohuni të bëni punën mirë për të pasur të ardhura të qëndrueshme. Sigurohuni të mbani dietë të rregullut. Trupi juaj ka nevojë për pushim për të përballuar sfidat e ardhshme./tvklan.al