Nëna e 14-vjeçarit të vrarë me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij, ka pasur edhe një mesazh për të gjithë shikuesit në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Florina Cani është shprehur se duhet të bëhet një lëvizje patjetër në Parlament. Nëna e Martinit shprehet se të gjithë në Parlament duhet të marrin vendin që ju takon. Ajo thotë se shoqëria e institucionet kanë dështuar.
Blendi Fevziu: Cili është mezazhi i fundit që do t’i jepni çdo shikuesi që është duke na ndjekur?
Florina Cani, nëna e Martin Canit: Mesazhi i fundit unë këtu do ta them dhe e kam menduar. Unë dua që në Parlament të bëhet një lëvizje, patjetër. Sepse unë po e shoh që këtu nuk ka shpresë. Këtu kemi dështuar si shoqëri, si institucione, si shkolla dhe gjithçka. Jo vetëm për humbjen e djalit tim, por këtu po ndodhin çdo ditë për këtë jemi koshient besoj. Unë do jem e para që do të marr një nismë atje nëse ju më mbështesni. Këtu duhet kush të jetë aty nga i pari tek i fundit të marrin vendin që ju takon. Unë jam Florina, unë mbaj fëmijët. Unë bëjë këtë punë tjetri bën tjetrën dhe jo me Lekë e korrupsion. Kështu se luftojmë korrupsionin ne.
/tvklan.al