Një trup i dekompozuar është gjetur ditën e dielë në Shkodër, në zonën “Lugina e Blinit”. Në një njoftim të policisë për mediat thuhet se trupi i pajetë i përket një mashkulli. Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për identifikimin e kufomës dhe shkaku e vdekjes.

“Ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Lugina e Blinit”, në lumin e Shalës, është gjetur një kufomë e seksit mashkull, në fazat e hershme të dekompozimit. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.

/tvklan.al