Në ditën e dytë të grumbullimit për ndeshjen me Danimarkën, dy mesfushorët e përfaqësueses së futbollit, Klodian Duro e Ervin Bulku, kanë siguruar në një konferencë për shtyp se gjendja e grupit është e mirë dhe nuk mungon dëshira për të fituar këtë ndeshje.
Klodian Duro: “Kjo ndeshje vjen pas një periudhe tjetër nga ndeshja e parë të cilën lozëm në Danimarkë dhe unë mendoj që kjo gjendje e mirë e ekipit dhe ky entuziazëm të bashkëngjitet dhe me një lojë të mirë dhe me një rezultat pozitiv në ndeshjen me Danimarkën.”
Ervin Bulku: “Do ta quaja hakmarrje. Ekipi jonë si çdo ekip tjetër dhe Shqipëria ka objektivat e saj dhe do të realizojë sa më mirë. Do thoja jemi përpara publikut tonë dhe të mundohemi tu japim atyre më të mirën si në rezultat dhe në lojë.”
Ekipi ka vijuar përgatitjet me stërvitje paradite ku kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe