Pas audicioneve të para me fëmijët nga e gjithë Shqipëria, Promotor dhe Tv Klan po organizojnë audicionet e dyta kualifikuese për talentet e Gjeniut të vogël.

Plot 60 fëmijët më të talentuar që dolën nga audicionet e para të këtij edicioni, të përzgjedhur nga juria e spektaklit po përballen sërish mes tyre me materiale të reja muzikore. Përgatitja e fëmijëve në këtë faze të dytë duket edhe në materialet që ata kanë përzgjedhur, këngë të njohura shqiptare dhe të huaja, me të cilat fëmijët kanë punuar çdo ditë.

Marjona Metohu: “Përgatitje normalisht që kam bërë përderisa mi kërkuan dhe sa për përgatitjen aty, nuk ishte e vështirë pasi ishin të gjithë shumë të mirë dhe nuk të krijonin emocione. Jam marrë me gjetjen e shumë këngëve, përgatitja nuk ka qenë shumë  madhe pasi nuk kam pasur dhe shumë mundësi, por duke dëgjuar këngët herë pas here dmth derisa t’i fiksoja dhe më pas duke kënduar pas këngës. Kjo ka qenë ndër përgatitjet.”

“Përgatitjet nuk ishin shumë të vështira, unë i kam dëgjuar këngët dhe i kam mësuar vetë.”

Në këtë faze kualifikuese fëmijët gjatë interpretimit të tyre janë shoqëruar edhe në piano, apo nga një bazë orkestrale. Sipas jurisë mes të kualifikuarve ka shumë talente, personazhe të veçantë, që përveç të kënduarit kanë edhe pasione të tjera, të cilat do t’i zbulojnë hap pas hapi në etapat e reja të Gjeniut të vogël. Nga këto audicione të dyta do të përzgjidhen fëmijët që do të kalojnë në fazën e tretë të kualifikimit për spektaklin Gjeniu i vogël, i cili se shpejti do të na njohë me talentet më të rinj të këngës shqiptare. /tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani