Vrasja e Koldian Rashës 25 vjeç nga policina në Tiranë ka shkaktuar zemërim mbi popullin shqiptar, ku janë ngritur edhe në protesta të organizuara për kërmimin e drejtësisë.
Të shumtë kanë qenë edhe personazhe publikë të cilët kanë reaguar ashpër për këtë akt makabër ndaj djalit 25-vjeçar. Një ndër ta ka qenë edhe këngëtarja e njohur Olta Boka e cila përmes një postimi në Instagram e cila ka shprehur se i vjen keq për familjarët që iu këput një pjesë e shpirtit.
“U bëra kohë që e shmang lajmin e keq se më mërzit, por vrasja e Klodianit është më shumë se lajm i keq! Gjynah për atë filiz që iku padrejtësisht, për familjarët që iu këput një pjesë e shpirtit… Gjynah si je katandisur Shqipëri”, është shprehur Olta Boka. /tvklan.al