Këngëtarja e njohur Olta Boka është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka publikuar vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.
Olta ka postuar një foto me dorën e të porsalindurës, duke zbuluar edhe emrin e veçantë që ajo dhe partneri, Ivi i kanë vendosur, Gaia.
“Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me engjëjt e tij!” /tvklan.al